Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pas deklaratave të Erdogan, Greqia: Do të informojmë aleatët për këtë provokim!

Pas deklaratave të Erdogan, Greqia: Do të informojmë aleatët

Ministria e Jashtme greke i cilëson deklaratat e Erdogan provokuese dhe gjykon se ai ka kaluar çdo kufi me kërcënimet e tij. Për këtë do të informohen aleatët, thuhet në njoftimin e ministrisë greke, pas deklaratave të Erdogan.

“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze. Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme”.

“Unë rekomandoj Greqinë të shikojë historinë. Nëse Athina shkon shumë larg, çmimi do të jetë i lartë. Ne kemi një gjë për t’i thënë Greqisë dhe kjo është të kujtojmë Izmirin,” tha Erdogan sot./L.F-dritare.net