Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kuvendi i Kosovës vendos me votë unanime: FSK, gati për të nisur misionin paqeruajtës jashtë vendit!

Kuvendi i Kosovës vendos me votë unanime: FSK, gati për të

Kuvendi i Kosovës me 92 vota “Pro”, asnjë “Kundër” dhe asnjë “Abstenim”, ka miratuar Propozim-Vendimin e qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Grupet parlamentare fillimisht janë shprehur “Pro” vendimit, teksa kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës rritjen buxhetit dhe përkrahjen e FSK-së.

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se vendimi për të dërguar FSK-në në misione paqeruajtëse jashtë vendit konfirmon besimin që kanë aleatët ndaj Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore për dërgimin e FSK’së në Iowa. Qeveria e Republikës Kosovës, sipas kërkesave ligjore, vendimin e saj e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës. Sot, së bashku, iu ftoj ta pohojmë para miqve të botës se jemi në gjendje t’i bëjmë ballë përgjegjësisë që na takon. Duke e votuar këtë propozim, ju do ta shkruani një faqe të re dhe jashtzëakonisht të rëndësishme në udhën e sigurisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Populli i Kosovës si pak popuj në botë e kupton rëndësinë e misioneve paqëruejtëse”, ka deklaruar kryeministri Hoti. FSK-ja e Kosovës nuk ka marrë pjesë më parë në asnjë operacion paqeruajtës, jashtë territorit të vendit./M.M-dritare.net