Kurti: Të zbatohen marrëveshjet para takimit me Vuçiçin!
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që të zhvillohet takim bilaterial në Bruksel. Ai ka deklaruar të mërkurën pas takimit se ka shprehur qëndrimin për zbatimin e marrëveshjes bazike, që ishte dakorduar në shkurtin e 2023-shit.
“Konsiderojmë që Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme por edhe e arritur e BE-së, i cili ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu. Hera e fundit kur kemi pasur takim trilateral ka qenë më 14 shtator të vitit të kaluar... Ka ndodhur shumëçka prej atëherë kur ka ndodhur Banjska por edhe letra e tërheqjes nga marrëveshja bazike”, ka thënë Kurti./K.C/dritare.net