Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosova e asociuar në asamblenë e NATO-s, Kurti: Hap i rëndësishëm për integrimin euroatlantik!

Kosova e asociuar në asamblenë e NATO-s, Kurti: Hap i

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova u pranua si anëtare e asociuar në NATO.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kurti ka falënderuar të gjithë vendet që votuan pro dhe i qëndrojnë krah Kosovës.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, shkruan Kurti./M.K-dritare.net