Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO

Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të hënën.

Me vetëm një votë kundër dhe 14 abstenime Kosovës i është miratuar avancimi i statusit prej një anëtare thjesht-vëzhguese në anëtare të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s këtë të hëne në mbledhjen në Sofje të Bullgarisë.

Kuvendi i Kosovës që nga viti 2014 gëzonte statusi pozitën e një vëzhguesi ndërsa tani gëzon të drejta dhe priviliegje më të larta por megjithatë nuk ka të drejta të plota votimi.

Anëtarët e asocuar mund të marrin pjesë thuajse në të gjitha mbledhjet e komisoneve, nënkomisioneve dhe seancat parlamentare.

Megjithatë, ndryshe nga anëtarët e plotë të NATO-s, anëtarët e asociuar si Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk kanë të drejtë vote në raporte, rezoluta apo pozita udhëheqëse brenda Asamblesë.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, anëtarësimi i asociuar u ofron këtyre vendeve mundësi të vlefshme për dialog dhe partneritet me vendet anëtare të NATO-s. U lejon atyre të krijojnë marrëdhënie me ligjvënës nga vendet e NATO-s, duke nxitur besimin dhe bashkëpunimin për çështjet e sigurisë.

Për më tepër, anëtarësimi i asociuar mund të shërbejë si një hap për vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s./L.F-dritare.net