Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Isa Mustafa pas dorëheqjes: Të zgjidhet sa më shpejt kryetari i ri i LDK

Isa Mustafa pas dorëheqjes: Të zgjidhet sa më shpejt kryetari i

Isa Mustafa u dorëhoq sot nga kreu i LDK-së. Në një prononcim për gazetarët, Mustafa konfirmoi dorëheqjen dhe kërkoi që të mblidhet shpejt kuvendi i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

“E kishim mbledhjen e kryesisë së LDK, që e thirra unë pas rezultateve të zgjedhjeve të fletëvotimeve. Rezultati është shumë i keq për LDK, që nuk e kemi pritë fare edhe nga takimet ne terren dhe puna që e ka bërë Hoti. E kam njoftuar kryesinë se do ta pres kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK, në një periudhë shumë të shpejt kohore, i kemi 60 ditë për ta bërë këtë, por do ta bëjë më shpejt që ta kryetarin e ri më shpejt. Kur e thërras kuvendin nënkupton që unë jam larguar. Nuk kemi zgjedhë ende ushtrues detyre të partisë.”,- tha Mustafa./K.C/dritare.net