Isa Mustafa: Ministrat e mi do ta vazhdojnë punën, jemi në kohë pandemie
Dritare.net
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, një ditë pas votimit të rrëzimit të qeverisë Kurti, ka bërë një postim në Facebook ku shkruan se nuk do t’i tërheqë ministrat dhe zëvendësministrat e tij nga detyra në qeveri, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më tej ai shprehet se mbetet vullneti i kryeministrit në detyrë, nëse do të vazhdojë të punojë me ta.
“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate”, shkruan Mustafa.
/E.B-dritare.net