Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kosovë/ Votohet mocioni kundër Albin Kurtit, zyrtarisht qeveria bie!

Kosovë/ Votohet mocioni kundër Albin Kurtit, zyrtarisht qeveria bie!

Kuvendi i Kosovës, ka votuar ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Mocioni i mosbesimit i paraqitur nga partneri qeverisës LDK, është votuar me 82 vota pro, dhe me 32 kundër dhe 1 abstenim.

Rrëzimi i qeverisë vjen pas përplasjeve në koalicion, ndërsa ndodh në mes të krizës së koronavirusit me të cilën po përballet e gjithë bota.

Opozita dhe LDK, kanë kërkuar një qeveri teknike. Qeveria Kurti, është qeveria më e shkurtër në Kosovë, e cila qeverisi vetëm 50 ditë.

Gjithçka nisi me shkarkimin e Ministrit të Brendshëm të LDK, nga Albin Kurti, dhe taksa me Serbinë, ku LDK kërkoi që taksa të hiqet e plotë, por Vetëvendosje tha që duhet zëvendësuar me reciprocitet. Gjithsesi, Vetëvendosje mendon se arsyeja e vërtetë e rrëzimit të qeverisë nga LDK, nuk është taksa dhe Veliu, por lidhjet që LDK, i mban ende me ish-aleatët e saj dhe presidentin Thaçi.