Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Hoti pranon rezultatin e zgjedhjeve: Do të mbrojmë interesin e shtetit, si opozitë!

Hoti pranon rezultatin e zgjedhjeve: Do të mbrojmë interesin e

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme, ku kryesoi Vetëvendosja. Hoti tha se procesi i zgjedhjeve ishte demokratik, ndërsa rezultatet ishin të pritshme për të.

“Para jush dua të them se e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Unë pres që KQZ sa më parë të përmbyllë procesin e numërimit të votave. Unë jam gjithmonë mirënjohjes për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja dhe dëshiroj që të shpreh që do të jemi mbrojtës të interesit të shtetit si opozitë konstruktive”, tha Hoti./L.F-dritare.net