
Berat Buzhala pas vdekjes së babait nga Covid-19: Prej krejt simptomave, më ka mbetur dhimbja dhe malli!
Dritare.net
Janë bërë 21 ditë që kur gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala u infektua me koronavirus.
Ai tashmë ndihet mirë, por para disa ditës, nga virusi humbi babain.

Përmes një postimi në Facebook shkruan se nga të gjitha simptomat, i ka mbetur vetëm dhimbja dhe malli.
Postimin e mbyll duke thënë se, jeta vazhdon.
"Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre - kater ditet e fundit.
Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.
Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu.
Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury shoë must go on", shkruan ai./E.B-dritare.net

















