Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Begaj mesazh Vjosa Osmanit: Jemi krah Kosovës në këtë ditë të vështirë!

Begaj mesazh Vjosa Osmanit: Jemi krah Kosovës në këtë

Presidenti Bajram Begaj ka telefonuar homologen e tij, Vjosa Osmani pas sulmeve terroriste në infrastrukturën e Kosovës. Begaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në fushën e sigurisë.

“Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, shkruan Begaj./M.K-dritare.net