Serbia dëmtoi kanalin në Zubin Potok, Goxhaj: Ja pse nuk mund të shkelin territorin në Lumin Ibër!
Dritare.net
Ish-ushtaraku i UÇK-së Dritan Goxhaj tregon disa nga skenarët e mundshëm se çfarë ndodh nëse Serbia vazhdon sulmet në Veri, a mund të ketë një luftë tjetër.
Zoti Goxhaj në Shqip nga Dritan Hila theksoi se në rast se forcat ushtarake serbe mësyjnë në Kosovë, do të ndërhyjnë edhe forcat ushtarake nga Shqipëria. Madje ai beson fort që do të ketë edhe shumë vullnetarë, kryesisht të rinj nga Shqipëria që i bashkohen luftës në Kosovë.
“E vetmja strukturë që mund ta mbrojë Kosovë është NATO-ja. Edhe po nuk qe NATO-ja, forcat serbe nuk mund ta kalojnë Lumin e Ibrit sepse do të kemi një angazhim të popullatës civile në krahun këtej. Unë mendoj se në një rast të tillë do të kemi një angazhim edhe të forcave ushtarake të Shqipërisë dhe vullnetarëve të ndryshëm. Kësaj radhe jo si në 1999-ën, por do jetë jenë me mijëra. Në 1999-ën ishte vetëm një grusht i vogël që nuk e kalonte 140 veta. Unë mendoj se do të kemi vullnetarë në rast lufte.
Do të ketë shumë rini.
Vullnetarët nga Republika e Shqipërisë kanë eksperiencë ushtarake ndryshe nga ata në Kosovë, sepse kanë bërë shërbim ushtarak, kanë bërë zbor dhe kështu kanë njohuri. Ne vetëm oficerë në lirim kemi rreth 9000 vetë. Në rast se vetëm 1000 prej tyre angazhohen dhe shkojnë në Kosovë dhe të merren me trajnimin dhe krijimin e njësiteve të para, kjo do sillte një ngritje të madhe për Kosovën për një kohë të shkurtër”, tha zoti Goxhaj, Dritare TV./M.K-dritare.net