Osmani pas sulmit në Veri: Bandat kriminale serbe do të humbin sërish!
Dritare.net
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas shpërthimit në Zubin Potok, sulm i cili ka dëmtuar infrastrukturën e rrjetit të energjisë dhe ujësjellësit.
Përmes një reagimi në Facebook, Osmani shprehet se Serbia do të humbë sërish betejën përballë Kosovës. “Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë”, shprehet Osmani.
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit./M.K-dritare.net