Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Avokatët e ish-krerëve të UÇK: Absurde që gjykimi të nisë në 2021. Kemi 200 dëshmitarë!

Avokatët e ish-krerëve të UÇK: Absurde që gjykimi

Prokuroria ka kërkuar në seancën e dytë që po mbahet në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që gjykimi të nisë në verën e vitit 2021. Ky propozim është kundërshtuar nga avokatët e të pandehurve, të cilët shprehet se duhen minimalisht 18 muaj hetime në lidhje me akuzat.

"Gjykimi nuk mund të fillojë pra qershorit 2022, kjo është data më e hershme që mund të fillojë gjykimi. Do të na duhen 18 muaj hetime. Ne propozojmë hetime që të bëhen nga hetues me shumë përvojë që do i kalojnë akuzat një e nga një, kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Prokuroria ka pasur 5 vjet për këtë çështje dhe Gjykatësi duhet të vendosë balancë që palët të mos zhgënjehen nga kjo mungesë propocionaliteti. Duke pasur parasysh që kemi rreth 200 dëshmitarë ne mendojmë që gjyqi do të vijojë nga 18 muaj deri në 2 vjet, jam i zhgënjyer nga Prokuroria. Ata thonë që nuk ka nevojë për hetime ne themi që ka nevojë", janë shprehur avokatët./L.F-dritare.net