Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Nis seanca e dytë në Hagë për Thaçin/ Prokuroria kërkon që gjykimi të nisë vitin e ardhshëm!

Nis seanca e dytë në Hagë për Thaçin/ Prokuroria

Sot në Hagë po zhvillohet seanca e dytë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Prokuroria kërkoi që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të nisë në verën e vitit të ardhshëm. David Hooper, avokati i Thaçit tha se ky propozim është absurd.

"Propozimi që gjykimi të nisë në qershor është absurde, kjo është një çështje e komplikuar, por jo vitin e ardhshëm. Jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas", tha avokati.

Mbi ish- presidentin Hashim Thaçi rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991./L.F-dritare.net