Situata në Kosovë po del nga kontrolli/ Ja edhe sa shtretër ka të lirë në spitale!
E Shtunë 25 Korrik 2020, 16:04
Dritare.net
Situata e pandemisë në Kosovë, është alarmante. Sot janë konfirmuar 5 të vdekur dhe 237 raste të reja me Covid-19! Ndërkohë autoritetet, kanë njoftuar se spitalet janë në një kolaps. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në konferencën për media të sotme bashkë me kryeministrin Hoti tha se Kosova ka në dispozicion 700 shtretër për pacientë, por që 570 prej tyre janë zënë.
Në varësi të situatës, tha Krasniqi, që në fakt nuk duket optimiste, qeverisë i duhet të hartojë një plan, për të përballuar fluksin./L.F-dritare.net