
Kjo përvojë drithëruese, ishte ajo që Arbana Osmani e priste prej kohësh!
Dritare.net

Ajo që na bëri të prisnim me padurim postimin e radhës, ishte ajo që shkroi Arbana krah fotos:
"Në një destinacion që kam dashur të shkoja gjithmonë". Vetëm kaq pa asnjë detaj. Menduam se ishte në vendin e përrallave, ku kaloi disa pushime me shoqen e ngushtë Xhemin, apo sërish në Francë. Por në fakt jo, asnjë vend me bukuri natyrore. Në një vend me histori. Në kampin e përqendrimit në Aushvic, në Poloni.
Arbana e përshkruan si një ndër përvojat më drithëruese.
Këpucët e tyre.
Rrobat e fëmijëve.
Dhoma e fjetjes.
Brenda kampit të vdekjes.
Ajo sugjeron se kushdo duhet ta vizitojë një herë në jetë kampin e vdekjes.
E shkuara nuk duhet të harrohet.
"Vizitën këtu duhet patjetër ta bëjë çdokush një herë në jetë.
Jo vetëm për të kuptuar më mirë krimet e tmerrshme, por edhe për të qenë falënderues çdo ditë për kohën në të cilën jetojmë, ku jemi Të Lirë", përfundon postimet Arbana./L.F-dritare.net
*Lexoni edhe historinë e Abdulla Krutanit, shqiptarit që i mbijetoi kampit të tmerrshëm të shfarosjes, “Mauthausen”.

















