Këshillat më të mira nga ekspertët, për seksin në mëngjes
Dritare.net
Por, përpara se të fillojmë, ekspertët e seksi tregojnë arsyen pse seksi i mëngjesit është i mirë. Është e thjeshtë, “Gjëja më e mirë e seksit në mëngjes është se trupi juaj është i çlodhur dhe i relaksuar. Relaksi është thelbi i eksitimit dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të pasur një ditë të lumtur, sesa kur e nis me një marrëdhënie të përkryer në shtrat me partnerin”, thotë Megan Fleming, një terapiste seksi në Nju Jork. Plus, “nivelet e testosteronit janë më të larta në mëngjes, gjë që rrit më shumë dëshirën seksuale,” sqaron Shannon Chavez, një psikologe dhe terapiste e certifikuar seksi në Los Anxheles.
1. Kënaq veten më parë
“Për shumicën e njerëzve, mëngjeset nisin ngadalë. Kështu duhet të jetë edhe seksi i mëngjesit,” këshillon Gloria Brame, terapiste seksi dhe autore e Seksit për të Rritur. “Nis duke përkëdhelur veten deri në eksitim, pastaj vazhdo duke përkëdhelur dhe puthur trupin e partnerit tuaj.”
“Sapo situata nxehet me partnerin dhe ndjen se nuk dëshiron të shkosh në tualet për të larë dhëmbët, pi pak ujë sa për të shpëlarë gojën” sugjeron Laurel House, një tjetër eksperte e seksit.
2. Ngacmoni partnerin në pjesët intime
“Disa njerëz reagojnë negativisht nëse ngacmohen në pjesët intime menjëherë, por pak eksitim në mëngjes, ju ndihmon të ‘zgjoheni’,” thotë Brame. “Seksi oral është zakonisht një mënyrë e shpejtë dhe e përsosur për të shtuar dëshirat në shtrat.”
3. Provoni pozicione të ndryshme
“69 është një pozicion seksi i shkëlqyer për mëngjes, pasi kështu nuk keni pse vrisni mendjen për erën e gojës apo sesi duket pamja jashtme. Duke prekur dhe puthur partnerin tuaj, do eksitoheni shpejt vetë dhe do i jepni kënaqësi edhe partnerit” tregon Chavez.
4. Provoni seksin në dush
Jeni vonë për punë? Atëherë futuni në dush me partnerin dhe ‘vrisni dy zogj me një gur’. “Seksi në dush ju zgjon dhe është një mënyrë sensuale për të filluar ditën,” thotë Chavez. “Filloni duke shkumuar njeri-tjetrin, më pas putheni dhe prekeni partnerin tuaj për të eksploruar forma të ndryshme ndjesish dhe stimulimi. Mos harroni, seksi në dush nuk nënkupton detyrimisht penetrim. Ju mund të zgjidhni të kënaqni njeri-tjetrin vetëm duke u prekur.
5. Provoni pozicionin e lugës
E vërtetë, kur shtrihesh në pozicionin e lugës, nuk ke mundësi ta puthësh partnerin, por kjo nuk është gjë e keqe për ata që e kanë problem erën e gojës në mëngjes. “Nëse flini në pozicionin e lugës, thjesht afrojini pak më shumë ato lugë,” komenton House. “Nëse nuk ju pëlqen seksi në mëngjes, duhet të merrni në konsideratë faktin se duke qëndruar në krahë të partnerit e duke përjetuar aktin seksual, trupi juaj çliron oksitonin, hormon përgjegjës për ndjenjat e lidhjes dhe sigurisë”, përfundon Chavez./dritare.net