
Horoskopi javor i Virgjëreshës 24 shkurt- 2 mars 2025 nga Christine Haas
E Diel 23 Shkurt 2025, 18:06
Dritare.net
Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Ata që janë në një lidhje do kalojnë çaste fantastike sepse do ju plotësohen edhe ëndrrat më të mëdha. Beqarët duhet t’i marrin seriozisht ftesat që do ju bëhen në mënyrë që të fillojnë histori dashurie serioze. Edhe financat do jenë të begata. Gjendja do jetë shumë e mirë dhe do e keni të mundur të bëni çdo investim. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e shefave dhe më pas të vendosni ju vetë se çfarë do bëni. Priten arritje, por do ju duhet të kaloni disa pengesa. /dritare.net

















