
Horoskopi javor i Virgjëreshës 13- 19 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net

Nëse kujdeseni shumë dhe mbani larg rreziqet gjatë kësaj jave, gjërat do ju ecin më mirë Për ju të dashuruarit do jetë një javë intensive. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më gati se kurrë për të marrë vendime. Ju beqarët do lodheni pak, por në fund do e gjeni personin i cili do ju përshtatet në çdo detaj. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të veproni sepse çdo gabim sado i vogël qoftë mund t'iu kushtojë shtrenjtë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga ndryshimi i motit. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja, të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat. /dritare.net

















