Horoskopi javor i Virgjëreshës 23- 29 dhjetor 2024 nga Christine Haas
E Diel 22 Dhjetor 2024, 16:04
Dritare.net
Gjatë kësaj javë do të korrni ato që keni mbjellë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që dashuria t’iu verboje dhe mund të dilni nga vetja. Kujdes, mos bëni gjithçka që iu thotë partneri sepse do të pendoheni shpejt. Nëse jeni beqarë dhe doni ta gjeni dashurinë, duhet të lini mënjanë tekat. Tregohuni sa më të hapur edhe ndaj ftesave që do iu bëhen. Klima në sektorin e financave nuk do jetë ashtu si ju e prisnit. Për këtë arsye iu duhet të ulni sa të mundni shpenzimet dhe të kurseni paksa. Shëndeti do jetë i mirë, por gjithsesi bëni pak më shumë ushtrime fizike dhe ecni më këmbë. Në punë mos ngurroni të ndiqni intuitën sepse ajo mund t’iu çojë në drejtimin e duhur. /dritare.net