Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Ujorit 6- 12 janar 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Ujorit 6- 12 janar 2025 nga Christine Haas

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë mediokër dhe të pamatur. Ka shumë mundësi ta lëndoni partnerin aty ku i dhemb më shumë dhe do jetë e vështirë të merrni faljen e tij. Ju beqarët nuk do dëshironi në asnjë mënyrë të krijojnë një lidhje sepse do e mendoni atë si një humbje të lirisë. Në planin financiar nuk priten vështirësi, megjithatë duhet të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet. Shëndeti do jetë delikat. Herë do jeni nervozë dhe herë do iu mungojë fuqia për të ruajtur ekuilibrin. Zgjidhja e vetme është te respektoni higjienën e jetës. Në punë do e harxhoni të gjithë energjinë për një projekt me vlera. /dritare.net