Horoskopi javor i Ujorit 30 dhjetor 2024- 5 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Plot energji, me moral të ngritur dhe me ide të mira do jeni këtë javë. Mos u ndalni asnjë çast dhe keni për t’i lënë të gjithë me gojë hapur. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet jetës në çift. Do tregoheni më tolerantë me partnerin dhe do bëni më tepër lëshime. Takimet për ju beqarët do jenë të shumta, por mund të lindin veçse aventura kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Do e keni vetë në dore zgjedhjen. Për të qenë më të shëndetshëm duhet të merreni me pak sport dhe të bëni kujdes me ushqimet. Gjithsesi nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Për shkak të shumë shpenzimeve që do iu duhet të bëni financat do tronditen. Mos e humbni në asnjë moment sensin e masës dhe maturinë. Në punë do hidhni hapa galopante dhe do e arrini sa hap e mbyll sytë objektivin. /dritare.net