Horoskopi javor i Ujorit 16- 22 dhjetor 2024 nga Christine Haas
E Diel 15 Dhjetor 2024, 17:05
Dritare.net
Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj jave ju do mund t’iu bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Në planin sentimental do keni ndryshime mjaft pozitive ju që jeni në një lidhje. Marrëdhënia do stabilizohet dhe komunikimi do të shtohet. Pavarësisht se do jeni shumë të zënë do e gjeni i kohën që t’ia kushtoni të dashurit të zemrës. Venusi do ndezë dritën jeshile për ju beqarët. Më në fund do keni takimin e shumëpritur dhe jeta juaj do bëhet harmonike. Me financat duhet të tregoheni të matur që të mos e boshatisni buxhetin. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë aspak problematik. Në punë do e adhuroni dinamizmin dhe energjinë që keni. Po vazhduat kështu do arrini sukses të madh. /dritare.net