
Horoskopi javor i Ujorit 13- 19 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net

Edhe pse Mërkuri do mundohet të sjellë turbullira këtë jave ju sërish do dini të ruani ekuilibrin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do mundohet me sa te mundet t'ua plotësojë dëshirat. Dita e mërkurë do jetë më e veçanta. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të partnerit ideal edhe për disa kohë. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë ta ndieni boshllëkun e tij. Financat do kenë herë pas here disa tronditje të vogla. Duhet patjetër të merrni masa sa pa qenë vonë. Shëndeti do kërkojë më shumë vëmendje. Bëni nga pak aktivitet fizik, ushqehuni me kujdes dhe mos e teproni me kripen. Në punë nuk do ndiheni aspak të kënaqur nga ato që do arrini dhe kjo do ju brengosë pafund. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq sepse nuk është turp. /dritare.net

















