Horoskopi javor i Shigjetarit 9- 15 dhjetor 2024 nga Christine Haas
E Diel 8 Dhjetor 2024, 19:07
Dritare.net
Mërkuri dhe Jupiteri do jenë gjithmonë pranë jush gjatë kësaj jave për t’iu ofruar mbështetje dhe për t’iu përmirësuar moralin. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri dhe me pak durim do e arrini. Flisni hapur me partnerin sepse vetëm kështu do ndiheni të qetë. Falë konfigurimit të mirë të yjeve edhe ju beqarët do jeni të favorizuar. Bëjini sytë katër kudo që të shkoni. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’iu sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe të përqendroheni tek objektivat kryesore. Do i keni më të thjeshta gjërat këtë javë. /dritare.net