Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Shigjetarit 6- 12 janar 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Shigjetarit 6- 12 janar 2025 nga Christine Haas

Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeta juaj në çift ka kohë që nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa më parë situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë që të jeni më të qetë. Ju beqarët do afroheni shumë me një mik të vjetër dhe nga fundi i javës pritet të ndodhë diçka e veçantë. Në planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat të shpenzoni do keni probleme. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë me shqetësime. Mire do ishte të fillonit ndonjë dietë të lehtë, pa e ekzagjeruar. Në planin profesional do ndërmerrni iniciativa të mëdha dhe do arrini shumë afër qëllimit final. /dritare.net