
Horoskopi javor i Shigjetarit 24 shkurt- 2 mars 2025 nga Christine Haas
E Diel 23 Shkurt 2025, 18:06
Dritare.net
Këtë javë do keni energji pafund dhe ide shumë të bukura për ta zbukuruar jetën. Do dini si t’i organizoni gjithmonë gjërat dhe do ndodhin vetëm ngjarje pozitive. Nëse jeni në një lidhje do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe do i shprehin në mënyra të veçanta ndjenjat. Nëse jeni beqarë do jeni më të hapur ndaj takimeve dhe do pranoni të bëni edhe çmenduri vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do ju mbështesë fort dhe do ju drejtojë në rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike. Në punë do jeni kreative dhe plot ide të mira. /dritare.net

















