Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Shigjetarit 17- 23 shkurt 2025 nga Chrisine Haas

Horoskopi javor i Shigjetarit 17- 23 shkurt 2025 nga Chrisine Haas

Perspektivat janë goxha të mira për këtë javë. Më në fund mund të bëni edhe ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë me shumë diell. Do kaloni disa momente të paharrueshme pranë partnerit. Më mirë mos e privoni veten nga asgjë. Falë nxitjet nga të gjithë planetët, ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës. Situata financiare do të stabilizohet aq shpejt saqë edhe ju vetë do të habiteni. Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi, por përsëri duhet të tregoheni edhe vetë të kujdesshëm. Mund të keni probleme me tretjen. Në punë do ndodhin disa gjëra shumë të veçanta të cilat do lënë gjurmë përgjithmonë. /dritare.net