Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Shigjetarit 23- 29 dhjetor 2024 nga ChristineHaas

Horoskopi javor i Shigjetarit 23- 29 dhjetor 2024 nga ChristineHaas

Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e qetë. Përfitoni sa të mundni për të folur për tema të rëndësishme duke qenë se do jeni edhe më të kthjellet. Për ju beqarët do jetë një periudhë ideale për të filluar histori dashurie pasionante. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë e kënaqshme. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Do bëni mirë të shmangnit sheqernat dhe yndyrnat. Të ardhurat do kenë përmirësime. Përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta. Në punë ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por që janë mjaft të domosdoshme. /dritare.net