Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Peshqve 16- 22 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Peshqve 16- 22 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Gjatë kësaj jave do jeni mjaftueshëm të vendosur dhe kurajozë. As optimizmi nuk do iu mungojë, por bëni pak kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Nëse keni një lidhje, pasioni do të rindizet dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe nëse keni pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Ju beqarët duhet t’i shprehin ato që ndjeni për dike vetëm kur të jenë të sigurt që edhe ai iu pëlqen. Mos hidhni asnjë hap me pare. Financat do fillojnë të dobësohen pas sepse do iu duhet të bëni disa shpenzime urgjente ose disa miq mund t’iu kërkojnë hua. Shëndeti nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të keni edhe disa probleme me mëlçinë. Mos neglizhoni asnjë shenjë dhe bëni kujdes me ushqimet që do konsumoni. Në pune ka ardhur koha që edhe ju të shfrytëzoni autoritetin që keni. Filloni pa frikë edhe një projekt të rëndësishëm. /dritare.net