Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Peshqve 12-18 gusht 2024 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Peshqve 12-18 gusht 2024 nga Christine Haas

Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë çdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t'i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit. /dritare.net