Horoskopi javor i Peshores 23- 29 dhjetor 2024 nga ChristineHaas
Dritare.net
Hëna do sjellë forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni edhe më realistë. Fale mbështetjes që do iu japë Jupiteri dhe Venusi ju të dashuruarit jo vetëm që do i sqaroni mosmarrëveshjet, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas personit të parë që do iu pëlqejë dhe do zhgënjeheni mjaft. Shëndeti, pas një periudhe jo të mirë dhe pa shumë energji, do jetë i mirë. Do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Financat do jene kryesisht të qëndrueshme. Do bëni mire të mbroheni nga vjedhja e portofolave çka do ndikonte mjaft tek situata financiare. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi. /dritare.net