Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Peshores 9- 15 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Peshores 9- 15 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Venusi do dërgojë valë të mira për jetën tuaj këtë javë. Dëgjojini këshillat që do iu jepen dhe do përfitoni. Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Së bashku me partnerin do bashkoheni me miqtë dhe do organizoni disa darka të këndshme. Ju beqarët ka gjasa të keni takime. Tregohuni të matur me fjalët dhe të thjeshtë. Nuk ka asnjë vlere të silleni si dikush tjetër që nuk jeni. Fizikisht do ndiheni mirë, ndërsa moralisht mund të keni ndonjë problem të vogël. Mundohuni të qetësoheni dhe t’i merrni gjërat me pozitivizëm. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse situata financiare nuk do jetë aspak e mirë. Në punë do merrni iniciativa. Me pak mundim mund ta arrini atë që dëshironi. /dritare.net