
Horoskopi javor i Peshores 14- 20 prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t'iu shkaktojë probleme. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallët drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar. /dritare.net

















