
Horoskopi javor i Peshores 13- 19 janar 2025 nga Christine Haas
E Diel 12 Janar 2025, 16:04
Dritare.net

Shfrytëzojeni sa më shumë të mundeni çdo moment gjatë kësaj jave sepse do kënaqeni pafund. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë shumë më harmonike dhe në krahët e partnerit do ndiheni më të dashuruar. Edhe pse të angazhuar me shumë punë do e gjeni kohën për të kaluar pak kohë me të dashurin e zemrës. Ju beqarët ka shumë mundësi të bëni çdo lloj çmendurie vetëm që gjendja sentimentale t'iu ndryshojë. Miqtë do iu japin edhe një ndihmë. Në planin financiar do kryeni edhe transaksione të rëndësishme kështu që gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti ditët e para do jetë delikat, por me kalimin e kohës do vijë duke u stabilizuar. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin në mënyrë që gjërat t'iu ecin si duhet. /dritare.net

















