Horoskopi javor i Luanit 9- 15 dhjetor 2024 nga Christine Haas
E Diel 8 Dhjetor 2024, 19:07
Dritare.net
Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t’i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë. /dritare.net