Horoskopi javor i Luanit 6- 12 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Javë e mbushur me argëtim, hare, komunikim dhe takime interesante do jetë kjo. Do dini t’i vini fre edhe padurimit. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me sjelljen ndaj partnerit. Mbajeni atë sa më afër dhe mos bëni skena xhelozie sepse dikush tjetër po e vrojton dhe mund t’ua marrë. Ju beqarët do keni takime, por nuk do e gjeni dot personin që keni kërkuar prej kohësh. Nëse iu pëlqejnë aventurat përfitoni. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek shëndeti. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke për shkak të lodhjes, por asgjë për t’u shqetësuar. Në planin financiar mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse situata nuk është aq e qëndrueshme. Në punë do keni shumë ngarkesë dhe ndonjë ditë do e keni të vështirë të përqendroheni. /dritare.net