Horoskopi javor i Luanit 23- 29 dhjetor 2024 nga Christine Haas
E Diel 22 Dhjetor 2024, 16:04
Dritare.net
Gjatë kësaj jave duhet të keni shumë kujdes me sjelljen. Mos bëni çdo gjë sipas mendjes suaj. Urani do ndikojë negativisht për juve që keni një lidhje. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta. Komunikimi do të zbehet dita ditës. Nëse jeni beqarë dhe po mendoni të bëni për vete dikë që iu pëlqen prej kohësh tregohuni vetvetja dhe mos bëni asgjë false. Financat, falë influencës së mirë planetare, do fillojnë të stabilizohen. Hiqni ndonjë lek mënjanë nëse do iu jepet mundësia. Shëndeti do jetë i mirë. Do e merrni veten shpejt edhe nëse keni pasur ndonjë shqetësim dhe do ndiheni më të qetë nga ana nervore. Në punë Marsi do iu bëjë më dinamike. Do luftoni me të gjithë dhe me çdo mënyre për të arritur atë që doni. /dritare.net