
Horoskopi javor i Luanit 13- 19 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net

Tregohuni me të vendosur gjatë kësaj jave dhe bëni ndryshimet që aq shumë i keni dëshiruar. Po u munduat do ja dilni mbanë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për të ndarë çdo gjë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do afroheni edhe më shumë me të dhe marrëdhënia në çift do ngrohet tej mase. Ju beqarët do jeni joshës më shumë se kurdoherë dhe do keni plot mundësi për takime. Dikush madje mund t’iu bëjë edhe një propozim mbresëlënës të cilit nuk do ju rezistoni dot. Financat në fillim të javës do jenë të mira, por pas disa shpenzimeve të kryera gjendja do filloje të luhatet. Shëndeti do jetë problematik vetëm nëse vuani nga sëmundje kronike. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t'iu sfidojë dot. /dritare.net

















