Horoskopi javor i Gaforres 30 dhjetor 2024- 5 janar 2025 nga Christine Haas
E Hënë 30 Dhjetor 2024, 12:12
Dritare.net
Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit qe do ju pushtojë shpesh. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër. /dritare.net