
Horoskopi javor i Gaforres 13- 19 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net

Mbërritja e Mërkurit në qiellin tuaj gjatë kësaj jave mund të sjellë ide shumë të ndryshme nga zakonisht dhe do ju futë në një botë tjetër. Bëni kujdes. Për ju të dashuruarit kjo periudhë duhet marrë me shumë qetësi. Mos kërkoni që gjithçka të ndryshojë menjëherë pas disa problemeve që keni pasur. Vendimet gjithashtu duhet t'i lini për më vonë. Ju beqarëve do ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme papritur e pa kujtuar. Hapeni zemrën dhe shprehini ndjenjat. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do përkujdeseni për çdo detaj. Pas ditës së mërkurë do ketë edhe disa përmirësime. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni dhimbje shpine, reumatizëm dhe do ndiheni nervozë. Në punë do jetë Dielli që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave. /dritare.net

















