Horoskopi javor i Demit 16- 22 dhjetor 2024 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë kësaj jave do jeni më rezistentë dhe shumë më të gatshëm për të bërë gjithçka që do ju sjellë kënaqësi. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë harmonike. Do përjetoni emocione të mëdha falë përkujdesjes dhe surprizave që do iu përgatisë partneri. Gjithsesi para se të merrni vendime me rëndësi reflektoni mirë. Ju beqarët do keni një takim të papritur dhe mund të merrni propozime romantike. Do jeni në forme të mirë fizike dhe morale. Mire është që të keni pak më shumë kujdes me ushqimet pikante. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme. Do keni mundësi të kryeni edhe transaksionet që keni dashur. Në planin profesional tregohuni më të hapur dhe tentoni gjëra të reja. Mund t’ia dilni mbanë dhe të ndryshoni tërësisht të ardhmen. /dritare.net