
Horoskopi javor i Dashit 23- 29 shtator 2024 nga Christine Haas
E Diel 22 Shtator 2024, 23:11
Dritare.net

Shumë do mundohen t'iu prishin harmoninë këtë javë, por nuk do ja dalin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë mjaft romantike të mbushur me dashuri e pasion. Gjithçka do të ndodhë dhe rutina do të largohet. Yjet do iu ndihmojnë edhe ju beqarëve të keni takime interesante nëpër vende shumë të veçanta. Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime kohët e fundit do keni përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolegë për diçka. /dritare.net

















