
Horoskopi javor i Dashit 13- 19 janar 2025 nga Christine Haas
E Diel 12 Janar 2025, 16:04
Dritare.net

Mos i merrni gjërat me nxitim gjatë kësaj jave sepse po gabuat nuk do ringriheni dot lehtësisht. Nëse keni një lidhje tregohuni pak me tolerantë sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia me të do mbetet e qëndrueshme. Lërini pas problemet e së shkuarës. Ju beqarët do fiksoheni pas personave ose shumë më të vegjël ose shumë më të mëdhenj se vetja. Kujdes sepse ndryshimi i madh në moshë rrallë herë sjell harmoni pa kufi. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe do shpenzoni nga pak. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime që lidhen me organin tretës dhe me kolesterolin. Në punë do keni fatin të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin. /dritare.net

















