Horoskopi javor i Bricjapit 16- 22 dhjetor 2024 nga Christine Haas
E Diel 15 Dhjetor 2024, 17:05
Dritare.net
Më në fund gjatë kësaj jave gjërat do fillojnë të ecin si duhet. Nëse keni një lidhje, pasioni do të rindizet pas një periudhë jo të mire. Edhe zemra juaj do të përjetojë me tepër emocione e do të rrahë fort. Ju beqarët nuk do keni fat dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status. Me financat duhet të tregoheni më vigjilente se kurrë. Mos bëni asnjë transaksion pa folur me parë me ndonjë specialist. Shëndeti, edhe pse nuk do jetë ashtu si e mendonit, do fillojë të përmirësohet nëse merrni sa më parë masa. Kujdes më shumë duhet të bëni nëse vuani nga kapsllëku ose keni shqetësime nga veshkat. Në punë do keni fat. Do i realizoni me kujdes dhe përpikmëri detyrat që iu janë dhënë dhe do merrni kompensimin e merituar. /dritare.net