
Horoskopi javor i Bricjapi 13- 19 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net

Këtë javë do i bëni gjërat si t’i ndieni dhe as që do mendoni për të ardhmen. Ju të dashuruarit do jeni pasionantë dhe do doni të bëni çmenduri. Herë pas here edhe do e kritikoni partnerin për realizmin e tij të tepërt. Mos u tregoni të padrejtë sepse edhe ai kërkon më të mirën ashtu si ju. Ju beqarët do merrni propozime dhe buqeta me lule. Gjithsesi nuk duhet të verboheni nga këto gjeste të këndshme për të pranuar gjithçka me sy mbyllur. Financat do i menaxhoni me shumë seriozitet dhe përkujdes prandaj edhe gjendja nuk do ketë aspak probleme. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e mirë. Nuk do keni shqetësime serioze përveç ndonjë dhimbjeje të vogël koke në momente lodhjeje. Në punë do jeni shumë ambicioze dhe të motivuar. /dritare.net

















