Horoskopi javor i Binjakëve 30 dhjetor 2024- 5 janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të bukur dhe me momente të shumta kënaqësie. Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit do jeni më të privilegjuar. Ju beqarët do keni një takim impresionues, i cili mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Financat nuk do jenë shumë të mira, por e ardhmja pritet të jetë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Në pune do keni fat. Mund t’iu behet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes. /dritare.net