
Horoskopi javor i Binjakëve 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas
E Diel 19 Janar 2025, 18:06
Dritare.net
Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave. Ju të dashuruarit do jeni të vendosur të flisni hapur me partnerin mbi disa çështje delikate. Edhe pse ai nuk mund t’i presë mirë është një hap që herët a vonë duhet bërë. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do e gjeni një person interesant me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa strikte dhe të ulni shpenzimet. Vetëm kështu do shmangni problemet e mëdha. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jetë e mirë. Nuk do keni asgjë shqetësim, madje nuk do e ndieni as lodhjen e punës. Në punë mos u dorëzoni edhe nëse gaboni herën e parë. Mos u dekurajoni nga ato që do iu thonë kolegët. /dritare.net

















