
EKSKLUZIVE/ Ja çfarë i shkruante Fatos Klosit, nëna e Aldës, vrarë një muaj, pasi dërgoi thirrjen për ndihmë!
Dritare.net

Ja çfarë i shkruante ajo, Klosit, më 11 shkurt, 2001, në letrën siguruar nga dritare.net
“Zoti Fatos!
Ne që po ju shkruajmë jemi dy prindër të tre vajzave nga Greshica e Mallakastrës, të dy mësues. Unë Faslliu, drejtor shkolle, gruaja mësuese në Greshnicë. Vajzat i kemi të dyja në Tiranë, të madhen në Universitet viti i tretë gjermanisht, të mesmen viti i dytë italisht. Po ju shkruajmë juve, pasi një punonjës i juaji i SHISH-it, Marjan Rroku, vajzën e dytë, Alda Canaj, e ka rrahur, kërcënuar, i ka nxjerrë edhe pistoletën dhe i ka numëruar në sy plumbat, mbasi i ka thënë se do ta marrë në Itali.
Historia ka nisur në Maj 2000 kur ai i ka propozuar dhe vajza ishte 15 vjeçe. Vajza nuk ka pranuar. Në nëntor 2001 e ka kapur vajzën, e ka rrahur, kërcënuar dhe nëse ajo do të thoshte gjë në familje, apo motrës së madhe do të vriste motrën dhe shoqet e saj.
Vajzat kanë denoncuar në polici dhe polici Bim Hoxha (Ibrahim Hoxha), në fillim e ka marrë kërcënimin, pastaj ka mbajtur qëndrim zbutës. Vajzave u është bërë thirrje nga punonjësja juaj, Vera Halili, për të tërhequr denoncimin.”
Letra vazhdon me shpjegimin e situatës dhe thirrjen për ndihmë dhe mbyllet me fjalët:
“Besojmë se edhe si mallakastriot, diçka duhet të bëni për ne”.
Me respekt
Faslli e Mbarime Canaj/dritare.net/
[cycloneslider id="letrat-fatos-klosit"]

















